Bushati në samitin rajonal në Selanik: Metodologjia e re e bën procesin më kërkues

schedule14:18 - 9 Shkurt, 2020

schedule 14:18 - 9 Shkurt, 2020

Ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, gjatë fjalës së tij në Samitin Rajonal të Selanikut, ka theksuar se tre janë sfidat me të cilat BE do të përcaktojë raportin e saj me Ballkanin Perëndimor.

Bushati në fjalën e tij në samit është ndalur tel tek debati më i fundit që po zhvillohet brenda vetë BE-së duke theksuar se këto kohë Ballkani Perëndimor nuk është prioritet i Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për mediat greke ish-ministri Ditmir Bushati, ka thënë se unioni pas largimit të Britanisë po kërkon aleanca të reja brenda saj dhe sa i përket metodologjisë së re, ai shprehet se procesi do të jetë më i vështirë dhe më politik.

Duket që Ballkani Perëndimor në kontekt nuk është një çështje shumë prioritare për vendet e BE-së dhe kjo është edhe arsyeja që për fat te keq BP shpesh shihet si një barrë për vendet e BE-së sesa si një përgjegjësi historike që i ka fillesat e saj me rënien e murit të Berlinit.Në ketë kontekst metodologjia e re e prezantuar nga BE është një përpjekje për të zbutur disi qëndrimet e vendeve qe kanë kërkuar reformimin e këtij procesi. Natyrisht, procesi do të bëhet më kërkues, më politik dhe me mundësi më të mëdha për vendet anëtare për ta pezulluar në momentin që këto vende besojnë që vendi qe dëshiron të bëhet anëtar nuk po ecën siç duhet me reformat”, tha Bushati.

Ndërkohë duket se ish ministri ka shpresë se në 2020 Shqipëria do të ketë mundësi të shohim fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu Bushati i ka kërkuar qeverisë shqiptare dhe asaj greke kurajoje politike për t’i zgjidhur në tryezën e bisedimeve dypalëshe të gjitha çështjet e mbetura pezull.

 “Ekziston potenciali që dokumentet qe janë shkëmbyer nga dy palët të përmirësohen dhe të pasurohen më tej dhe të merren vendime të cilat kërkojnë një lloj kurajoje politike për ti hequr nga tryeza e bisedimeve dypalëshe. Çështje të cilat janë aty ende dhe kanë një eelevancë në kuptimin historik dhe duhen adresuar nga të dyja palët”, është shprehur ndër të tjera ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!