Bush, Clinton dhe Obama bashkojnë forcat për të ndihmuar refugjatët afganë

schedule18:40 - 14 Shtator, 2021

schedule 18:40 - 14 Shtator, 2021

Tre ish -presidentë amerikanë, republikani George W. Bush dhe demokratët Bill Clinton dhe Barack Obama po bashkojnë forcat për të mbështetur një organizatë të re që synon të ofrojë ndihmë për refugjatët afganë të cilët do të vendosen në Shtetet e Bashkuara pas tërheqjes së fundit të trupave amerikane.

Shumë nga refugjatët do të ishin në rrezik nëse do të qëndronin në Afganistan pasi punuan me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ose me organizatat amerikane dhe ndërkombëtare gjatë 20 viteve të luftës.

Mijëra afganë na kanë qëndruar pranë në vijat e para për të promovuar një botë më të sigurt dhe tani ata kanë nevojë për ndihmën tonë.

Ne jemi krenarë që mbështesim “Welcome. US” dhe punën e saj për të ndihmuar familjet afgane të vendosen dhe të ndërtojnë një jetë të re” tha George W. Bush në një deklaratë.

“Ne jemi të gatshëm t’u tregojmë fqinjëve tanë të rinj afganë dhe pjesës tjetër të botës se si një shpirt mikpritës dhe bujar formon shtyllën kurrizore të asaj që e bën vendin tonë kaq të madh“.

“Reuters” thekson se ende nuk ka qenë në gjendje të kontaktojë përfaqësuesit e Bill Clinton dhe gruas së tij, ish-sekretaren e shtetit Hillary Clinton dhe Barack Obamën e gruan e tij, Michelle për të komentuar nismën.

Republikanët dhe Demokratët, përfshirë guvernatorët dhe kryebashkiakët aktualë dhe të mëparshëm, janë gjithashtu të përfshirë.

Për më tepër, krerët e shteteve amerikane dhe udhëheqësit lokalë janë zotuar të mirëpresin refugjatët në komunitetet e tyre, megjithëse emigracioni mbetet një çështje përçarëse./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!