Bursa Shqiptare e Energjisë, Karakaçi: Histori suksesi për Shqipërinë, 20% e flukseve kalojnë përmes ALPEX

schedule20:50 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 20:50 - 1 Dhjetor, 2023

Administratori i OSHEE, Enea Karakaçi e cilëson një histori suksesi për Shqipërinë, krijimin e Bursës Shqiptare të Energjisë (ALPEX).

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Karakaçi u shpreh se Shqipëria është vendi i dytë në rajon që e ka krijuar APLEX.

“ALPEX është një histori suksesi për Shqipërinë. Jemi shteti i dytë në rajon që e kemi krijuar. Në 8 muaj janë regjistruar 16 kompani, kjo tregon që veprimet janë kryer në kohën dhe momentin e duhur. Konstatoj nga raportet që vijnë nga APELX, që në ALPEX po përfshihen edhe kompani private. Qëllimi i ALPEX është të kemi bashkim tregjesh Shqipëri-Kosovë. Do rritet volumi i tregtimit në bursë. Qëllimi i Bashkimit Evropian është që tregjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor të integrohen në tregjet e Bashkimit Evropian”, theksoi ai./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!