Bursa e energjisë, Karakaçi: Krijon mundësi për shitjen e energjisë së rinovueshme

schedule14:35 - 18 Maj, 2023

schedule 14:35 - 18 Maj, 2023

Drejtor i Energjitikës, Ministria e Infrastrukturës, Enea Karakaçi i ftuar këtë të enjte te “Sheshi i Dollarit”, ka dhënë detaje në lidhje me bursën Alpex.

Karakaçi në intervistën e tij me gazetaren Genta Dobra ka theksuar se falë krijimit të bursës, tashmë duket se kemi një rritje të besueshmërisë sa i përket qëndrueshmërisë në treg dhe kjo ka bërë që pjesë e saj të jenë edhe kompani private ose të huaja.

Ndër të tjera ai është shprehur se bursa u krijon mundësi kompanive që në një orar të caktuar siç është gjatë natës ta shesë me një kosto më të lartë në bursë.

“Ankandi i parë është bërë me 11 prill dhe në momentin e parë ishin 5 kompani publike si KESH, OST, etj është shumë e rëndësishme që të theksojmë se brenda këtij muaji janë regjistruar edhe 4 kompani private dhe janë rreth 3-4 kompani ndërkombëtare që po bëhen pjesë e ALPEX-it Kjo është një bursë që marrin pjesë kompanitë e tregtimit të energjisë, por interesi që në muajin e parë tregon besueshmërinë në këtë bursë. Edhe katër kompanitë e tjera kanë një eksperiencë të shtuar në të gjithë sektorin.

Kriteri i parë është të kesh një liçencë për energjinë. Përveç dokumenteve ligjore kërkohet dhe një vlerë e caktuar e më pas bëhesh pjesë e ALPEX. Përfitimi i parë është rritja e transparencës, është e qartë se cili është çmimi i blerjes dhe i shitjes së energjisë, pasi i referohemi bursës shqiptare. Kjo i krijon mundësi të madhe subjekteve që kanë aplikuar në ministri, bursa u krijon mundësi për të rritur fitueshmërinë e tyre.

Bursa nuk ka qëllim për krijim stabiliteti pasi i referohet çmimit vetëm të asaj dite, por nëse do të kemi ndikim nga lufta në Ukrainë dhe do të ketë rritje në Evropë dhe në Rajon dhe te ne do të kemi, por me bursën nuk do të kemi pjesën e debatit sa është çmimi e si varion. Nëse do të ketë një rritje të çmimit të energjisë në botë dhe rajon por kemi bursën tonë.

Kjo i krijon mundësi kompanive publike si KESH që në orare të caktuara mund të ketë përfitim më të madh, siç është se energjinë e natës nuk e çon dëm por mund ta shesë në bursë”, ka thënë ai.

Në fjalën e tij  ai është ndalur edhe të tregu i përbashkët energjitik mes Kosovës dhe Shqipërisë duke e cilësuar si një nismë të madhe që na ofron më shumë me vendet e BE-së.

“Është një vullnet politik për bashkimin e tregjeve energjitike, nje mënyrë siç ndodh në vendet evropiane. Shqipëria dhe Kosova janë bashkimi i parë i tregjeve në rajon. Do të shtohen volumet që do të tregtohen në bursë, sa më shumë shtohen volumet aq më atraktive bëhet kjo. Ne kemi kërkesa edhe nga Greqia për bashkim tregu, pasi për tu bërë pjesë e BE-së është e rëndësishme dhe bashkimi i tregjeve dhe hapin e parë ne e kemi marrë me Kosovën. Sfida kryesore është të krijojë qëndrueshmëri dhe siguri se këtu mund të blihet energji elektrike dhe transaksioni të mbyllet brenda 24 orësh, dhe regjistrimi i kompanive tregon se bursa po ndiko për pozitivisht”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!