Jorge Luis Burruchaga, legjenda e Argjentinës dhe fitues i Botërorit në vitin 1986 së fundmi ka folur për Paulo Dybala dhe Serie A. 58-vjeçari shprehet se Dybala ka potencialin e një kampioni, por i duhet të bëjë më shumë për të treguar diferencën e tij me të tjerët në cilësi.
Ndërkohë, në lidhje me titullin kampion, Burruchaga shprehet se Juventusi është skuadra më e fortë, por edhe Interi sipas tij nuk qëndron aspak pas.
Dybala thjesht duhet të besojë më shumë në vete. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme, potencialin e një kampioni, por deri tani i ka munguar bindja për të bërë vërtet diferencën.
Shpresoj që sezoni i ri të jetë pika e kthesës për të. Titulli i Serie A? Edhe pse nuk e fituan vitin e shkuar, mendoj se Juventusi mbetet skuadra më e kompletuar. Gjithashtu edhe Interi, sidomos nëse nuk shet Lautaron”, u shpreh Burruchaga. /abcnews.al