Burri vret mjeken pak ditë pas propozimit romantik

schedule10:19 - 15 Shtator, 2021

schedule 10:19 - 15 Shtator, 2021

Një mjeke e re praktikante u qëllua për vdekje nga i fejuari i saj, vetëm tre javë pasi çifti u fejua, pas një propozimi romantik, tha policia.

Ana Fantaziu, 23 vjeç, ishte infermiere që ishte regjistruar në universitetin e Mjekësisë me qëllim që të bëhej mjeke.

Burri i saj i ardhshëm, 28-vjeçari Roman Vlasă, kishte ardhur për të takuar prindërit e saj në Moldavi. Por udhëtimi përfundoi pasi në tragjedi, pasi ai qëlloi të fejuarën e tij para se të kthente armën mbi veten.

Babai i saj tha se kishte pasur një debat që përfshinte familjen dhe Vlasën, për të cilën miqtë e Anës thanë se kishte një natyrë xheloze. Babai i Anës tha se ai iku nga shtëpia për të kërkuar ndihmë pasi dhëndri i tij i ardhshëm i kërcënoi ata me armë, përcjell abcnews.al.

Babai dëgjoi dy të shtëna dhe policia gjeti trupat e mjekes praktikante dhe të fejuarit të saj në shtëpinë në fshatin Fundul Galbenei, rrethi Hîncești.

Çifti ishte në një lidhje prej ndy vitesh para se të fejoheshin. Një mik i shokuar e përshkroi lidhjen e tyre si “të bukur” dhe tha se ata kishin qenë së fundmi me pushime në Rumani.

“Në pushime, ai i kërkoi asaj të ishte nusja e tij,” thanë ata.”Në dasmën time ajo kapi buqetën e luleve”.

Shoqja e Anës, Maria Buzu, infermiere, tha se ndërsa dyshja kishin një “marrëdhënie të shkëlqyeshme”, Vlasă ishte xheloz; diçka që ajo kishte diskutuar me Anën.

“Ajo ishte një grua e re e jashtëzakonshme, inteligjente, e zgjuar, e bukur. Ajo e donte punën e saj dhe donte të bëhej mjeke”, tha ajo. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!