Burri vrau dhëndrin, Manushaqe Picari largohet nga shtëpia: Vajza ime nuk e rrihte vjehrrën

schedule13:13 - 5 Qershor, 2021

schedule 13:13 - 5 Qershor, 2021

Bashkëshortja e Mexhit Picarit, Manushaqe Picari, i cili vrau një ditë më parë ish dhëndrin e tij vetëm pak minuta para seancës gjyqësore ka treguar mes lotësh rrjedhën e ngjarjes.

Gruaja e autorit të krimit, i cili është arrestuar së bashku me vajzën, Dhurata Saliaj, si bashkëpunëtore në ngjarje, ka theksuar se ish dhëndri i tyre ishte i dhunshëm dhe shumë herë i ka kërcënuar se do i vriste.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se akuzat për vajzën e saj për dhunë në familje janë shpifje nga familja e ish bashkëshortit, pasi sipas saj asnjëherë nuk është bërë ekspertizë për të verifikuar dhunën e pretenduar për vjehrrën apo për fëmijët.

LEXO EDHE: DINAMIKA/ Mexhit Picari vrau dhëndrin në sytë e vajzës, ishin ulur në të njëjtin lokal

Sipas Manushaqes, ish dhëndri kishte miq në komisariatin numër 4 dhe sa herë kanë bërë denoncim për kërcënimet e tij në vendet e tjera asnjëherë nuk janë pranuar.

Pse policia nuk i ka marrë vjehrrën dhe kalamajtë që të bëhej ekspertiza nëse janë dhunuar? Në s’kemi pas dijeni për asgjë. Ai erdhi dhe përplasi burrin tim me kamion,  shteti e nxori nga burgu, shkova te Rajoni 6 nuk e morën përsipër se e ka Rajoni 4 thanë, shkuam tek i Vorës, e ka sërish Rajoni katër na thanë, se patjetër ai ka mik atje dhe ndaj e arrestuan gocën.

Kërkova drejtësi direkt në polici, i thash drejtorit dhe autoriteteve aty merre vjehrrën këtu, nëse e ka bërë një gjë të tillë unë e vras gocën me dorën time.

Për këtë ngjarje është policia fajtore, nëse vjehrra ishte e vrarë dhe e dhunuar, vajza të vuante në burg dhe dhëndri të vriste edhe mua, por jo të vrasë gocën dhe ta fajësojë për dhunë në familje i kanë sajuar të gjithë gjërat vetë.

LEXO EDHE: “O Deti, o Deti..”, momenti tragjik pasi Mexhit Picari ekzekutoi ish-dhëndrin: Kudret Saliaj nuk pati asnjë shans para 5 plumbave

Mbesën e ka marrë me forcë dhe e ka çarë duke e rrahur, që nëna e vet të futej në burg e të shpëtonte ai”, ka thënë ajo.

Ndërkohë më herët ajo ishte shprehur se dhëndri i saj ishte i dhunshëm dhe shumë herë u ka rënë në qafë duke i kërcënuar.

Ish bashkëshortja e viktimës Dhurata Saliaj, në deklaratën e saj para hetuesve ka theksuar se ish bashkëshorti ishte shumë agresiv dhe kohët e fundit ishin përkeqësuar marrëdhëniet sa herë që ajo kërkonte që të takonte fëmijët e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në një kafe ku ishin autori i ngjarjes Mexhit Picari dhe viktima ish dhëndri i tij Kudret Saliaj bashkë me avokatin dhe të birin e mitur. Gjithashtu e pranishme në vendin e ngjarjes ka qenë edhe vajza e autorit Dhurata Saliaj.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!