Burri u diagnostikua me kancer, çifti i të moshuarve martohet në spital

schedule10:35 - 7 Gusht, 2020

schedule 10:35 - 7 Gusht, 2020

Dy të moshuar kurorëzuan dashurinë e tyre 10-vjeçare në martesë në një spital, pasi burri u diagnostikua me kancer. Malcolm Eyles, 68 vjeç dhe Maureen Blackwell, 67 vjeç, lidhën kurorë në një ceremoni prekëse në Spitalin Royal Worcestershire në Worcester të SHBA-ve, pasi 68-vjeçari u shtrua para disa ditësh në spital me dhimbje të mëdha në kraharor.

Malcolm u shtrua në spital javën e kaluar me dhimbje në kraharor, por pas skanimeve rezultoi se ishte prekur nga kanceri në mushkëri. Pasi morën lajmin tronditës, çifti vendosi të martohej dhe stafi në spital i ndihmoi ata të organizonin një ceremoni të vogël, shkruan abcnews.al.

Dy infermiere të kardiologjisë ishin dëshmitare dhe pjesa tjetër e stafit u mblodhën rreth shtratit të Malcolm për të qenë një pjesë e kësaj ceremonie prekëse. /abcnews.al/

Malcolm Eyles, 68, and Maureen Blackwell, 67, got married after a 10-year engagement at his bedside at the Worcestershire Royal Hospital

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!