“Burri më blinte diamante çdo ditë”, Juli Xhokaxhi shfaqet si pronare bizhuterish në “Kosherja”

schedule21:38 - 6 Qershor, 2021

schedule 21:38 - 6 Qershor, 2021

Dy Mamat e “Kosheres” kanë zgjedhur që mbrëmjen e sotme të shkojnë në një dyqan bizhuterish, por aty ato i priste një personazh shumë i dashur për publikun.

Bëhet fjalë për spikeren e lajmeve në ABC, Juli Xhokaxhi, e cila ishte pronarja e dyqanit. Mirëpo Mamat menduan se ajo ishte thjesht një shitëse.

Fillimisht mes tyre lindi një konkurencë e madhe duke treguar se kujt i blinte më shumë burri diamante, derisa në fund përfunduan duke mos blerë asnjëra.

“Unë i dua shumë diamantet, sa nuk ngopesha me diamante dhe më blinte burri, më blinte çdo ditë. Më blinte edhe disa herë në ditë. Në një moment të caktuar erdhi dhe më tha: ‘Shpirt, ti duhet të jesh e rrethuar nga diamantët, ti nuk mund të blesh dhe më rrethoj me diamante. Edhe më hapi këtë biznes”, tha Juli në petkun e pronares. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!