Një grua në Noosa Australia ka fituar 25,000 dollarë, vetëm nga një biletë 2 dollarësh, që burri i saj bleu për ditëlindjen e saj.
Gruaja u ka thënë zyrtarëve të lotarisë se festimet e saj të ditëlindjes tani do të vazhdojnë dhe se në fillim nuk mund t’u besonte syve, pasi kishte disa momente konfuzioni të plotë përpara se të kuptonte se në të vërtetë kishte fituar.
Bileta fituese u ble nga agjencia e lajmeve Noosa Junction dhe punonjësit raportuan se ishin të kënaqur me rezultatin.
Qendra mediatike e Lotarisë raporton se gruaja fituese nuk është e sigurt se çfarë do të bëjë me paratë. “Nuk e di se çfarë do të bëj akoma, por e di që do t’i shijoj”, ishin fjalët e saj./abcnews.al