Burri humbi 150 mijë paund në një mashtrimin romantik me Bitcoin

schedule03:40 - 28 Janar, 2022

schedule 03:40 - 28 Janar, 2022

Një burrë që humbi afërsisht 150,000 paund në një mashtrim romantik, thotë se përvoja e ka “shkatërruar” atë dhe ai tani merr mbështetje nga një këshilltar. Tom, i cili nuk është emri i tij i vërtetë ishte viktimë e një mashtrimi me kriptomonedhë që filloi përmes një aplikacioni takimesh. Ai tha: “Besimi u ndërtua, por sa hap e mbyll sytë, gjithçka u zhduk”.

Tom, i cili është 30 vjeç, po luftonte me një ndarje, kur e gjeti veten duke kërkuar shoqëri në internet. Tom i’u bashkua një aplikacioni takimesh në vitin 2020 ku filloi të fliste me një grua të quajtur Jia e cila i tha se ishte 20 vjeç dhe jetonte në Hong Kong. Ai tha: “Ajo e portretizoi veten si një investitore e suksesshme me njohuri të brendshme dhe foli për të ardhmen, lëvizjen në Mbretërinë e Bashkuar dhe se si mund ta ndërtonim këtë mënyrë jetese të pasur së bashku”.

Pasi foli për dy ditë, Jia e pyeti Tomin nëse dinte ndonjë gjë për kriptomonedhën Bitcoin raporton “BBC”.  Tom u drejtua në një platformë tregtare në internet dhe u udhëzua nga Jia për të shkarkuar aplikacionin në telefonin e tij. Ai tha se ishte dyshues, por pranoi se ndihej me fat. Ai tha: “Më dukej se kam takuar dikë me informacion të brendshëm dhe të fitosh para çdo herë nuk është vërtet e mundur nëse nuk ke njohuri të brendshme”.

Jia do ta inkurajonte Tomin të vazhdonte të bënte investime duke i thënë se do të humbiste fitimet nëse nuk do të investonte shpejt. Tom investojë shumën e mbetur të Bitcoin-eve të tij, por investimi i tij u zhduk. Tom tha: “Bilanci im ishte pastruar, nuk kishte mbetur asnjë para dhe sa hap e mbyll sytë, gjithçka ishte zhdukur”. Pasi u sigurua nga Jia, ai investoi përsëri në një gjendje dëshpërimi, por përsëri investimi i tij u zhduk.

Jia më pas refuzoi ta ndihmonte duke thënë se duhej të fluturonte për në Australi për t’u kujdesur për tezen e saj të sëmurë. Fizikisht dhe mendërisht ndikimi i asaj që i ndodhi Tomit e ndikoi ndjeshëm atë. Ai tha: “E kuptova se kisha nevojë për ndihmë menjëherë dhe shkova menjëherë për të parë nënën time”. Nëse nuk do ta kisha atë mbështetje, nuk do të isha këtu. Do të bëja diçka që nuk do të më linte më këtu.

Përveç mbështetjes nga familja dhe miqtë, Tom kërkoi këshilla nga shërbimi shëndetësor në punë, i cili e inkurajoi atë të raportonte atë që ndodhi në polici dhe qendrën kombëtare të raportimit për mashtrimin dhe krimin kibernetik. / abcnews.al