Një burrë ka mbetur i zhgënjyer nga e dashura e tij pasi nëse nuk do t’i ndërronte numrat e lotarisë do të ishte bërë një milioner. Jacob Simon do të kishte kapur pesë numrat kryesorë, por e dashura e tij i ndryshoi ato pa i thënë asgjë.
Chantelle Avossa tha se ndryshoi numrat pasi luante me të njëjtën prej një viti dhe nuk kishte patur shans për të fituar. 32-vjeçari tha për gazetën “The Sun”: “Ndihem keq. Sa më shumë që e mendoj aë më shumë nuk mund ta besoj.”
“Nuk po shikoja shortin, por e dashura ime tha “Do të më vrasësh. Numrat tanë kanë dalë, por unë i ndryshova. Mendova se po bënte shaka. Jam i lumtur që nuk ishin shumë miliona, do të kishte qenë dhe më tronditëse.”, shtoi më tej Jacob. /abcnews.al