Burraj, rekord në Paris/ Atleti shqiptar vendos kohën më të mirë personale në 100 metra

schedule15:44 - 3 Gusht, 2024

schedule 15:44 - 3 Gusht, 2024

Atletika shqiptare bëri debutimin e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Franko Burraj garoi në 100 metra, duke siguruar kualifikimin në raundin e parë në këtë disiplinë, ndërsa vendosi edhe një rekord personal me kohën 10 sekonda e 60 të qindat.

Gjithsesi, kjo paraqitje nuk i mjaftoi atletit shkodran për t’u kualifikuar më tej në fazën gjysmëfinale në këtë garë.

Më parë në “Paris 2024” kishin mbyllur garimin e tyre olimpik, dy notarët Kaltra Meça dhe Grisi Koxhaku si dhe qitësja Manjola Konini.

Shpresat e mëdha të Shqipërisë në “lojërat Olimpike” janë te atletja Luiza Gega që garon në 3000 mijë metra me pengesa në datën 4 gusht dhe te tre mundësit Abakarov, Valiev dhe Dudaev që garojnë në tre pesha në mundjen e lirë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!