Rey Manaj ka fluturuar drejt Barcelonës dhe ditën e sotme ai ka kryer vizitat mjekësore. Sulmuesi lushnjar nuk do të mund të luajë këtë fundjavë kundër Nastic Tarragona, pasi firma me katalanasit do të vijë në fillim të javës së ardhshme.
Kjo e pengon edhe Manajn të stërvitet me Barcelonën B dhe diçka të tillë mund ta bëjë vetëm me një leje të posaçme nga Albacete, klubi që e ka ende nën kontratë sulmuesin e blerë nga Interi për shumën e 2 milion eurove.
Manaj këtë sezon nuk është se ka luajtur shumë. Me Albacete në kampionat ka zbritur në fushë në 10 takime dhe vetëm katër prej tyre i ka nisur nga fillimi. Sulmuesi ka realizuar tre gola, ndërkohë që për t’u përmendur është fakti që një periudhë ka qenë i pezulluar për arsye disiplinore. /abcnews.al