The Sun raporton se Huddersfield, të cilët po luftojnë për të mbijetuar në Championship, janë ankuar për Burnley në komisionin e EFL.
Fakti është se drejtuesit e Huddersfield besojnë se Vincent Kompany vendosi në mënyrë specifike një skuadër “të dobët” për ndeshjen me Reading, i cili garon për mbijetesë
Ndeshja përfundoi 0-0, duke i dhënë një pikë Reading.
Komisioni i ligës tashmë ka kontaktuar Burnley-n për këtë çështje. Klubi mund të gjobitet ose të t’i hiqen një numër të caktuar pikësh.
Burnley mohoi motivet e deklaruara, duke këmbëngulur që trajneri përdorte rotacionin e zakonshëm të skuadrës.
Pavarësisht përfundimit, do të jetë e vështirë të imagjinohet që Burnley të humbasë vendin e parë duke qenë se ata janë 17 pikë larg vendit të tretë. /G.D abcnews.al/