Burkina Faso nënshkruan marrëveshje me Rusinë për ndërtimin e një termocentrali bërthamor

schedule18:29 - 13 Tetor, 2023

schedule 18:29 - 13 Tetor, 2023

Megjithëse vetëm 21% e popullsisë së vendit është e lidhur me energjinë elektrike, junta e Burkina Fasos ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë për të ndërtuar një central bërthamor.

Plani i vendit është mjaft ambicioz, duke synuar të elektrizojë 95% të zonave urbane dhe 50% të zonave jourbane deri në vitin 2030.

Regjimi ushtarak në vend, i cili mori pushtetin në vitin 2022, kultivoi marrëdhënie të ngushta me Rusinë, duke kërkuar ndihmë mbrojtëse dhe ekonomike, shkruan BBC.

Marrëveshja, siç raporton BBC, vjen pas bisedimeve që kreu i puçistëve, Ibrahim Traore, pati në Moskë këtë verë me presidentin rus Vladimir Putin.

Traore ishte gjithashtu ai që kërkoi ndërtimin e fabrikës për të mbuluar nevojat energjetike të vendit të tij dhe të fqinjëve. “Vendndodhja jonë është strategjike, në zemër të Afrikës Perëndimore. Ne kemi një deficit energjetik në rajonin tonë”, tha ai.

Për momentin vendi përdor qymyr dhe dru dhe në një masë më të vogël naftë për prodhimin e energjisë elektrike. Kostoja e prodhimit është një nga më të lartat në Afrikë.

I vetmi vend me një termocentral bërthamor në Afrikë është Afrika e Jugut, por Egjipti dhe Nigeria kanë plane të ngjashme, të dyja me bashkëpunimin e Rusisë. Kenia dhe Ruanda kanë shprehur synimin e tyre për të blerë një central bërthamor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!