Burimet egjiptiane: Izraeli dhe Hamasi, të hapur për armëpushim pavarësisht mosmarrëveshjeve

schedule21:04 - 17 Dhjetor, 2023

schedule 21:04 - 17 Dhjetor, 2023

Dy burime egjiptiane të sigurisë thanë të dielën se Izraeli dhe Hamasi janë të hapur për një armëpushim të ri dhe lirimin e pengjeve, por shtuan se mes tyre vazhdojnë të ketë mosmarrëveshje mbi mënyrën se si do të zbatohej një gjë e tillë, raporton Reuters.

Egjipti dhe Katari, të cilët negociuan më parë një armëpushim një javor dhe lirimin e pengjeve, këmbëngulën në përshpejtimin e ndihmës dhe hapjen e kalimit Kerem Shalom përpara se të fillonin ndonjë negociatë, thanë burimet.

Por ndërsa kalimi ishte hapur, ata thanë se ndihmat po vonoheshin nga inspektimet dhe nuk kishin hyrë ende në Gaza. Shpresat për paqe u shtuan të shtunën kur një burim tha se shefi i spiunazhit të Izraelit kishte folur me kryeministrin e Katarit.

Hamasi këmbëngul që të jetë ai që përcakton listën e pengjeve që do të lirohen dhe kërkon që forcat izraelite të tërhiqen pas zonave të paracaktuara, thanë burimet për Reuters.

Ndërsa Izraeli bie dakord që Hamasi të përcaktojë listën, ai kërkon ta shohë atë, përpara përcaktimit të një kohe për armëpushimin si dhe kohëzgjatjen e tij. Burimet shtuan gjithashtu se Izraeli refuzon që të tërhiqet.

Hamasi thotë se një armëpushim i plotë është një parakusht për lirimin e pengjeve.

“Është e rëndësishme për mua ta bëj të qartë, IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) është e vendosur të përfundojë detyrën e çmontimit të Hamasit,”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!