Në Gjirokastër çdo mallkim ka pas nga një histori, por më rrënqethësja nga të gjitha është ajo e burgut të 7 penxhereve. Nuk ka njeri në qytet që nuk e di tmerrin që kanë kaluar të burgosurit Brenda burgut te brenda kalasë Argjiro, i ndërtuar në vitin 1932 me urdhër të mbretit Zog.
Specialisti trashëgimisë Ilir Lluri tregon se si u ndërtua ky burg.
“Ishte një nga investimet më të rëndësishme të kohës, pasu u lobua shumë, e fituan gjirokastritët por me një kosto të lartë. Ata ofruan gurin, e ujësjellësit të dunavatit. Fituam nëj burg por humbëm gurët e urës.”
Në korridorin e gjatë dhe muret plot mbishkrime, dyert e qelive të dikurshme janë të hapura.
“Qelia e vdekjes, emër ky që i përshtatej më së miri, ishte një nga 50 qelitë e burgut më të madh në jug.”
Në këtë burg famëkeq kanë kaluar ditë të tëra të izoluar edhe mjaft nëna e gra të reja, te cilat sjellë në jetë fëmijët e tyre. Një rat konkret na e rrëfen Kujtim Malile.
“Nëna më tregonte se nusja e vëllait ishte e burgosur. Duke lindur në burg e pagëzuan me emrin Durim. Kjo histori më ka mbetur në mendje. Ç’është ky emër Durim. Ai e tregonte, se linda në burg. Ky u rrit dhe jetoi atje. Durimin e kam djalë daje. Ishte komandant para çlirimit prandaj e arrestuan”.
Ai tregon se sot Durimi ushtron profesionin e mjekut në kryeqytet.
“Durimi u rrit dhe u bë mjek. Meqë lindi në burg iu përkushtrua pediatrisë. Meqë vuajti u mor me pediatri“.
Në dritën e zbehtë që hyn nga frëngjitë e dritareve të vogla, arrin të shquash njollat e lagështirës, ndërsa klithmat e vuajtjeve mund t’i ndjesh teksa sheh bustet e dy heroinave: Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima. Të dyja pjesë e rezistencës antifashiste të cilat iu nënshtruan torturave më çnjerëzore të nazistëve e më pas u dënuan me vdekje në litar.
“Në periudhën e luftës ka patur tëe burgosur edhe ordiner edhe politik. Ka pasur politik shumë. Këtu kanë qenë të burgosura dy heroina. Prandaj kanë mbetur bustet. Kanë qenë këtu gjatë hetimit”.
Arratisja nga ky burg ka qenë e pamundur. Ky burg u mbyll në vitin 1968 dhe ende sot nuk ka një statistikë të numrit të personave që humbën jetën aty./abcnews.al