Burgu i Shënkollit kthehet në spital Covid, 40 të dënuar të infektuar po trajtohen

schedule12:54 - 9 Shtator, 2020

schedule 12:54 - 9 Shtator, 2020

Burgu i Shënkollit në Lezhë është kthyer në spital Covid, i vënë në dispozicion të të prekurve nga koronavirusi.

Abcnews.al mëson se aktualisht aty po trajtohen 40 të dënuar, të cilët rezultojnë të infektuar. Shtatë prej tyre kanë mbërritur ditën e sotme dhe i përkasin të infektuarve nga burgu i Drenovës.

Të sëmurët janë vendosur në dy godina të ndryshme dhe po trajtohen nga stafi mjekësor i burgut, raporton gazetari i Abc News, Gjergj Figuri.

Duhet theksuar se godinat e burgut në Shënkoll pësuan dëmtime nga tërmeti dhe të gjithë të dënuarit janë transferuar në burgjet e tjera dhe aktualisht në të ndodhen vetëm 70 të paraburgosur. s.b /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!