Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Burgim të përjetshëm për vrasësin e vajzës time”/ Nëna argjentinase kërkon dënim për krimin në 2023 në Fushë Kosovë

schedule17:52 - 19 Shkurt, 2026

schedule 17:52 - 19 Shkurt, 2026

Gjykata Themelore e Prishtinë e ka dënuar me 18 vjet burgim Endrit Nikën, për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë, më 2023.

Në shpalljen e dënimit për Nikën nuk munguan edhe familjarët e argjentinases, Maria Clara Urdangaray.

Prindërit e së ndjerës, u futën në sallën e gjyqit të veshur me bluza në të cilat ishte fotografia e vajzës së tyre.



Pas shpalljes së dënimit, nëna e viktimës iu drejtua Nikës duke i thënë vrasës në gjuhën e saj.

Magdalena Urdangaray, nëna e argjentinases së vrarë në Fushë Kosovë nga i dashuri i saj, ka falënderuar institucionet vendase për drejtësinë e vendosur për vajzën e saj, edhe pse ata do të bëjnë të gjitha përpjekjet ligjore që vrasësi i vajzës së tyre të marri dënim me burgim të përjetshëm.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Endrit Nika akuzohej se më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dashurën e tij, të cilën pasi e dhunon fizikisht, tenton ta shtyp me veturë tek parkingu jashtë hotelit, për ta futur përsëri në ambientet e brendshme nga ku e hodhi nga dritarja.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!