Burg për shkencëtarin kinez që krijoi dy binjakë me ADN të modifikuar për të qenë imunë ndaj SIDA-s

schedule10:12 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 10:12 - 30 Dhjetor, 2019

Një vit më parë shkencëtari kinez He Jiankui do të deklaronte se kishte krijuar dy binjake me ADN të modifikuar në mënyrë që të ishin immune ndaj SIdës. Ndërsa një ditë më parë gjykata kineze e dënoi me tri vjet burg dhe 400 mijë euro gjobë, pasi ai nuk kishte autorizimin për të bërë një ndërhyrje të tillë.

Shkencëtari kinez He Jiankui është dënuar me tri vjet burg pasi në mënyrë të paligjshme ka kryer kërkime gjenetike në embrione njerëzore. Sipas Global Times, një vit më parë, shkenvëtari shokoi komunitetin shkencor duke konfirmuar lindjen e dy binjakeve ADN-ja e të cilave ishte modifikuar për të qenë immune ndaj Hiv Aids.

Agjencia shtetërore e lajmve në Kinë, Xinhua, shotn se shkencëtari është dënuar dhe me një gjobë prej 400 mijë eurosh, së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij.

Të tre të akuzuarit nuk kishin autorizimin e duhur për të kryer këto praktika mjekësore, dhe në kërkim të famës dhe pasurisë ata kanë shkelur qëllimisht normat kombëtare kineze në fushën e kërkimit shkencor dhe kurës mjekësore. Me këtë deklaratë gjykata kineze konfirmoi vendimin e saj për tre shkencëtarët.

Eksperimentete e He, të kryera në vitin 2018 në Universitetin e Shenzhen, u dënuan ashpër nga komuniteti shkencor botëror dhe qeveria kineze bllokoi punën e ekipit në nëntor të atij viti, pak pas deklaratës për lindjen e dy binjakeve me ADN-në e modifikuar./abcnews.al