Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin italian Masimiliano Kroçe, i dënuar në mungesë në Itali me 16 vite burg për abuzime seksuale me të miturit. Ai u arrestua disa ditë më parë në Tiranë ku i fshihej drejtësisë italiane prej më shumë se tre vitesh. Por 45 vjeçari italian do të ketë hesape edhe me drejtësinë shqiptare. Sipas prokurorisë ai është kallëzuar nga dy fëmijët e mitur të bashkëjetueses së tij shqiptare për ngacmime seksuale. Për këtë shkak, para se të ekstradohet në Itali duket se Kroçe do të hetohet për llogari të veprës penale që ka konsumuar në Shqipëri./abcnews.al
Burg për italianin e akuzuar për pedofili, dyshime për abuzim edhe në Shqipëri
schedule17:10 - 29 Tetor, 2018
schedule 17:10 - 29 Tetor, 2018