Burg dy vëllezërve për ekzekutimin e biznesmenit, gazetari i ABC: Fjalët e para, dy provat dhe pistat

schedule11:16 - 10 Nëntor, 2021

schedule 11:16 - 10 Nëntor, 2021

Ditën e sotme kanë dalë përpara Gjykatës së Posaçme dy vëllezërit, Rrushi të arrestuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i “varrosur”, mbuluar me zhavorr në Malin e Dajtit ditën e shtunë.

Gazetari i ABC, Ermal Vija raporton se Fredi dhe Pajtim Rrushi përpara trupit gjykues kanë mohuar akuzat, por megjithatë janë lënë në burg pa afat pas akuzave të ngritura nga prokuroria.

Fredi Rrushi akuzohet se e mori në makinë biznesmenin, e vrau dhe e dërgoi në Dajt, ndërsa vëllai i tij, Pajtimi e ndihmoi për të zhdukur “Passat”-in.

Dy provat kryesore për të “gozhduar” vëllezërit, arma e krimit dhe makina me të cilën transportoi biznesmenin ende nuk janë në duart e hetuesve.

Motivi i krimit ende nuk dihet, dyshimet janë dy; prishje e pazareve të drogës dhe borxhet./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!