Burg drejtuesit të RENEA, Altin Morina u kap me 113 mijë euro në makinë

schedule14:47 - 18 Mars, 2023

schedule 14:47 - 18 Mars, 2023

Gjykata e Tiranës la në burg ish-zv.komandantin e RENEA-s, njëherësh shef i repartit të stërvitjes Altin Morinën. Ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim si në dëshminë paraprake para Oficerëve të Policisë Gjyqësore që shumat e parave i ka marrë tek një biznesmen për një hall personal. Prokuroria mendon ndryshe që paratë mund të kenë ardhur nga aktiviteti kriminal. Akuza kërkoi të hetohet në masën e arrestit me burg kërkesë e cila u pranua nga gjykata. Morina u dërgua në gjykatë për caktim mase për tre akuza, për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre. Ai u kap duke qarkulluar me një automjet tip audi q8 me 113 mijë euro, një shumë paundësh dhe lekësh në Tiranë disa ditë më parë.

“Prokuroria nuk ka asnje provë, paratë i kam marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit. Nuk vijnë nga produkt kriminal, jam  gati të bashkëpunojë me organin e akuzës për ti dhënë prova që lekët i mora për arsye personale dhe familjare. Nuk ka patur person tjetër në shoqërinë time në momentin e arrestimit”.

Prokuroria fillimusht ka ngrituar akuzen për  tre veprq  penale, ndërsa këtë të shtunë,  i kërkoi gjykatës qe morina të qendrojë në burg  me akuzën e pastrimit të parade. Sipas avokait mbrojtes  të vetmet prova që solli prokuroria ishin paratë dhe katër telefona celularë. Burime nga Prokuroria thonë se Morina ka qenë nën monitorim, por pa dhënë detaje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!