Bundesliga pret Brojën/ Shtutgart është pistë konkrete për të ardhmen e sulmuesit kuqezi

schedule18:19 - 13 Gusht, 2024

schedule 18:19 - 13 Gusht, 2024

Numërimi mbrapsht ka nisur. Janë ditë, në mos orë vendimtare për të ardhmen e Armando Brojës.

Shanset që sulmuesi shqiptar të qëndrojë te Çelsi janë shuar përfundimisht pas vendimit të trajnerit Enzo Mareska, për ta përjashtuar nga skuadra që do të nisë sezonin e ri të Premier Ligës në fundjavë.

Bashkë me Romelu Lukaku, Broja po stërvitet me ekipin U21, në pritje për t’u larguar përfundimisht nga Blutë e Londrës.

Opsionet janë të shumta, ndërsa një listë e gjatë skuadrash janë afruar me futbollistin 22 vjeçar.

Por një pistë e rëndësishme ka marrë shumë kuota ditët e fundit. Në Gjermani janë të sigurt se sulmuesi i kombëtares kuqezi do të transferohet te Shtutgart.

Duke qëndruar në atë që raporton “Sky Sport”, nënkampionët e Bundesligës kërkojnë të huazojnë Armando Brojën, ndërsa vetë futbollisti është I gatshëm të pranojë aventurën e re.

Por problem mbetet oferta e klubit gjerman, që preferon si fillim një huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Krejt i ndryshëm është pretendimi i Çelsit. Blutë e Londrës kërkojnë të shesin menjëherë sulmuesin, ndërsa vlerësojnë kartonin e tij deri në 25 milion euro.

Interesim për shërbimet e Brojës kanë shfaqur edhe klube të tjerë në Premier Ligë dhe Serinë A, por ky i Shtutgart është më konkreti.

Për këtë arsye, duke u mbështetut edhe në sigurinë e mediave gjermane shumë shpejt Armando Broja pritet të nisë një aventurë të re në karrierën e tij, që ende pret të kapë kulmin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!