Kuptohet që ishin spektakolare thjesht nga fakti që në 4 nga 5 sfidat u shënuan plot 15 gola.
Java e tretë e kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga rezultoi të ishte spektakolare, me skuadrat favorite që nuk kanë gabuar duket siguruar tre pikët me shumë vlerë në këtë fillim sezon, ndërsa përjashtim bëri vetëm Leipzig, që nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Union Berlin.
Kështu, kampionët në fuqi të Leverkusen janë rikthyer në identitet duke mposhtur me rezultatin e thellë, 4-1, skuadrën e Hoffenheim, duke lënë totalisht pas krahëve humbjen e para dy javëve ndaj “Demave” të Leipzig.
Terrier, Florian Wirtz dhe Victor Boniface, ky i fundit me një dopietë, ishin “heronjtë” e teknikut Xabi Alonso në këtë fitore të madhe, ndërsa për vendasit e Hoffenheim golin e “nderit” e shënoi “bomberi” me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha.
Ndërkaq, në përballje të tjera, Freiburg fitoi ndaj Bochum me rezultatin 2-1, Stuttgart mundi të transfertë skuadrën e Borussia Monchengladbach me shifrat 3-1, ndërsa Wolfsburg u mposht 1-2, në “shtëpi” nga “Shqiponjat” e Eintracht Frankfurt. /i.m /abcnews.al