Bundesliga/ Dortmund fiton ndaj Union Berlin, Augsburg “çmonton” Darmstadt, Leipzig bën “poker” në Bochum

schedule19:33 - 2 Mars, 2024

schedule 19:33 - 2 Mars, 2024

Spektakël dhe plot 18 gola kanë dhuruar 5 sfidat e para të kësaj të shtune, të javës së 24-t, të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, ku nuk kanë munguar as fitoret e favoritëve, me skuadrat e Borussia Dortmund, Eintracht Frankfurt, RB Leipzig e Augsburg, që kanë arritur fitore të mëdha sa i përket klasifkimit, në renditjen e elitës gjermane.

Kështu, në “Stadion An der Alten Forsterei”, të Berlinit, vendasit e Union u mundën me rezultatin e pastër, 0 me 2, nga “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, me djemtë e teknikut Edin Terzic, që u mjaftuan nga një gol në secilën pjesë, fillimisht nga Karim Adeyemi e më pas nga holandezi, Ian Maatsen, në minutat 41’ e 90’, për të siguruar 3 pikë të vyera, në garën për “biletën” e UEFA Champions League.

Fitore regjistruar edhe “Demat e Kuq”, të RB Leipzig, me skuadrën e teknikut, Marco Rose, që arriti një fitore të madhe, 1 me 4, në transfertën e “Vonovia Ruhrstadion”, të Bochum. Të parët shënuan vendasit, em mbrojtësin Maximilian Wittek, që në minutë e 7’-të, mirëpo golat e Dani Olmo, në minutën e 30’-të, Lois Openda, në minutën e 68’-të, autogoli i Ordets, në minutën e 71’-të, si dhe goli i Yussuf Poulsen, në minutën e 72’-të plotësuan “pokerin” e miqve.

Humbje dramatike pësoi skuadra e Klaus Gjasulës, teksa në “Merck-Stadion am Bollenfalltor”, Darmstadt u mund me rezultatin tenisian, 0 me 6, nga skuadra e Augsburg. Një dopietë e Tietz, në minutat 2’ e 84’, një dopietë e Demirovic, në minutat 20’ e 29’, si dhe golat e Jensen e Vargas, në minutat 12’ e 25’ mjaftuan, për fitoren e madhe, në sfidën ku luajti edhe “Legjionari” i Kombëtares, Klaus Gjasula, i cili qëndroi në fushën e lojës, për vetëm 27 minuta.

“Shqiponjat” e Eintracht Frankfurt siguruan gjithashtu 3 pikë, teksa u rikthyen te fitorja pas 3 barazimesh e 1 humbje. Një autogol i Gimber, si dhe goli i Nkounkou mjaftuan për fitorej 1 me 2, në transfertën e Heidenheim, ndërsa golin për vendasit e shënoi Pieringer. Ndërkaq, fitore nuk ka arritur vetëm skuadra e Borussia Monchengladbach, e cila barazoi me rezultatin, 1 me 1, pas golave të Bukrardt e Ngoumou, me skuadrën e Mainz.

Këto rezultate kanë ndryshuar jo pak edhe vendet e ekipeve, në tabelën e klasikimit. Kështu, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund ngjiten në vendin e 4-t, me 44 pikë, 1 më shumë se “Demat” e RB Leipzig e menjëherë pas tyre me 37 pikë vijnë “Shqiponjat” e Frankfurt. Augsburg, Heidenheim e Borussia Monchengladbach renditen në vendet 10, 11 e 12, me nga 29, 28 e 26 pikë, Union Berlin e Bochum, në vendet 14 e 15, me nga 25 pikë, ndërsa Mainz e Darmstadt janë shumë pranë rënies nga kategoria, teksa ndodhen në dy vendet e fundit të tabelës, me respektivisht 16 e 13 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

UNION BERLIN 0 – 2 BORUSSIA DORTMUND

DARMSTADT 0 – 6 AUGSBURG

HEIDENHEIM 1 – 2 EINTRACHT FRANKFURT

MAINZ 1 – 1 BORUSSIA MONCHENGLADBACH

BOCHUM 1 – 4 RB LEIPZIG

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!