Bundesliga/ Bayern bën “poker” pa Kane, “Aspirinat” e Leverkusen fitojnë ndaj St. Pauli

schedule17:34 - 7 Dhjetor, 2024

schedule 17:34 - 7 Dhjetor, 2024

Jo më kot janë më të mëdhenjtë e momentit në futbollin gjerman.

“Bavarezët” e Bayern Munich dhe “Aspirinat” e Bayer Leverkusen kanë arritur triumfet e radhës në elitën e futbollit të Bundesliga, respektivisht ndaj Heidenhem e St. Pauli, në sfidat e vlefshme për javën e 13-të kampionatit.

Kështu, në “Allianz Arena” djemtë e teknikut Vincent Kompany kanë shkëlqyer edhe pas prezencën e “bomberit” të tyre Harry Kane, teksa kanë arritur triumfin e madh ndaj miqve të Heidenheim me rezultatin e thellë, 4-2, pas dopietës së Musiala e golave të Upamecano e Goretzka, ndërsa për mysafirët shënuan Honsak e Dorsch.

Në krahun tjetër, “Aspirinat” e Xabi Alonso siguruan një fitore modeste në “BayArena”, ndaj St. Pauli me 90 minutat që u mbyllën me shifrat e ngushta 2-1, ku fillimisht ishin Florian Wirtz e Jonathan Tah që shënuan për vendasit, për t’i lënë më pas vend golit Guilavogui në minutën e 84’-t, që vulosi rezultatin e përgjithshëm.

Ndërkaq, në sfida të tjera Werder Bremen fitoi 1-0 ndaj Bochum, Eintracht Frankfurt barazoi 2-2 me Augsburg, ndërsa RB Leipzig fitoi 2-0 në transfertën e Holstein Kiel. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!