Buna, Ura kalon “lumin”/ Miratohet marrëveshja për ndërtimin, kostoja 13.8 milionë euro

schedule15:43 - 12 Prill, 2023

schedule 15:43 - 12 Prill, 2023

Shqipëria dhe Mali i Zi do të lidhen nëpërmjet  urës që do të ndërtohet mbi Lumin Bunë duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit nga 1.5 orë në vetëm 5 minuta.Marrëveshja për realizimin e projektit ka marrë aprovimin në komisionin e politikës së jashtme.

Zv.ministri  financave shpjegoi se  rritja e kostove ka ardhur si rezultat i përmirësimit të standarteve që do përdoren për ndërtimin. Për palën shqiptare ky projekt parashikohet të kapë një vlerë prej 1.5 miliardë lekësh ose rreth 13.8 milionë euro pasi  financimi do të jetë i përbashkët me qeverinë e Malit të Zi.

360 mijë turistë që vizitojnë Velipojën sot dhe 175 mijë që vizitojnë në Ulqinin në një vijë bregdetare prej 34 kilometrash, sot duhet një orë e gjysmë nga Muriqani për të kaluar dhe për ta parë të gjithë këtë zonë, ndërkohë që me urën e re kjo distancë është shkurtuar me 300 metra në kulmin e sezonit veror. Jashtë sezonit do të jetë dhe më e shkurtër”, ka thënë ai.

Lumi  Buna do të vijoj të jetë i lundrueshëm pavarësisht ndërtimit të Urës

Do të jetë 10.3 metra e lartë pikërisht për të siguruar lundrueshmërinë e mjeteve që mund të kalojnë në këtë basen ujor. Projekti përpurthet me një sërë projektesh të tjera të zonës”,  është shprehur ndër të tjera ai.

Ndërtimi  i urës në lumin Bunë do të rrisë aksesin në zonat ndërkufitare të Pulaj, Velipojës në  Shqipëri dhe Shën Nikollë e Ulqin në  Mal të  Zi ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!