Bumçi: Rama pranoi me gojën e tij se ka dështuar në qeveri

schedule22:29 - 12 Prill, 2022

schedule 22:29 - 12 Prill, 2022

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, deklaroi në “Log.” se qeveria e Ramës ka dështuar në këto vite.

Ai tha se Rama e pranoi me gojën e tij në Kongresin e PS-së se qeveria nuk ka arritur të ngrejë rrogat dhe pensionet.

Pjesë nga diskutimi:

Bumçi: Rama tha aty se si mundet tu mbroj unë kur nuk kemi rritur rrogat e pensionistëve.

Xhafo: Jo tha se si mund të duan ministrat të pasurohen kur nuk kemi rritur rrogat dhe pensionet.

Bumçi: Jo ai pranoi me gojën e tij dështimin skandaloz. Në qeverisjen e Edi Ramës nuk ka rritje pensionesh dhe rrogash. Madje nuk ka as korrigjim inflacioni. Ky dështim tregon se ka patur korrupsionin më të madh të historisë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!