Bum lëvizjesh në Formula 1, Fernando Alonso goditja e madhe

schedule09:40 - 15 Maj, 2020

schedule 09:40 - 15 Maj, 2020

Fernando Alono mund të rikthehet në Formula 1, pas largimit nga McLaren në vitin 2018. Ditët e fundit ka pasur disa lëvizje në skuderitë e Formula 1, me Ferrarin që do të zëvendësojë Sebastian Vettel me Carlos Sainz. McLaren në krahun tjetër i ka marrë Renault australianin Daniel Ricciardo.

Marca raporton se Renault po tenton të kthejë kampionin e botës, aty ku shpërtheu, duke u shpallur kampion bote dy herë, në vitet 2005, 2006. Reno kërkon një pilot me eksperiencë dhe Alonso është një emër i madh dhe i lidhur me këtë skuderi. Spanjolli nuk është opsioni i vetëm në fakt, pasi po mendojnë edhe për Sebastian Vettel.

Gjithsesi “fiksimi” më i madh është Alonso dhe Renault ka gjetur zgjidhjen edhe për çështjen e pagës, që shikohet si një problem. Liberty Media është gati të paguajë një pjesë të pagës së spanjollit dhe po tentohet që bisedimet të mbyllen sa më shpejt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!