Rritja shqetësuese e rasteve të reja pozitive me Covid-19 në Itali, e cila ka arritur në gati 100 mijë, ka imponuar një shtrëngim të ri nga qeveria për sa i përket spektatorëve në stadiume në kampionatet italiane.
Dekreti i ri i miratuar nga Këshilli i Ministrave parashikon që kapacitetet do të lejohen maksimalisht në 50% në ambientet e jashtme (jo 75% e cila është aktuale) dhe 35% për ambientet e brendshme.
Masat e reja do të hyjnë në fuqi që nga momenti i fillimit të kampionatit të planifikuar për në 6 janar. Rregullat për të hyrë në stadium do të mbeten të pandryshuara. Detyrim i kartës së vaksinës me vete në stadium dhe përdorimi i maskës FFP2./ h.ll/abcnews.al