Bullgaria renditet ndër pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian me më shumë koshere bletësh në ferma në vitin 2020, me rreth 0.9 milionë, Spanja kishte pak më shumë, Italia dhe Greqia kishin nga 1 milionë secila, ndërsa Rumania kishte më shumë se çdo vend tjetër i BE-së, me 1.5 milionë.
Kështu tregojnë të të dhënat e Eurostat, të publikuara të premten me rastin e Ditës Botërore të Bletës e cila shënohet me 20 maj. Në nivel rajonal, Bullgaria kishte më shumë koshere në rajonin qendror verior (210.980), e ndjekur nga rajoni verilindor (192.930), rajoni juglindor (181.260), rajoni veriperëndimor (147.570), rajoni jug-qendror (94.820) dhe rajoni Jugperëndimor (45,210).
Në fermat e BE-së kishte 8.1 milionë koshere bletësh. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një tablo e pjesshme e të gjitha koshereve në BE, sepse Regjistrimi i Bujqësisë regjistron vetëm kosheret në ferma (në disa vende, si Gjermania, kosheret e bletëve nuk konsiderohen pjesë e fermave)/ BTA