Bullgaria miraton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

schedule21:44 - 27 Shtator, 2023

schedule 21:44 - 27 Shtator, 2023

Parlamenti bullgar ka miratuar paketa shtesë ndihme për Ukrainën.

Në një takim me dyer të mbyllura, politikanët votuan 141-40, me 3 abstenime, në favor të furnizimit të Ukrainës me raketa tokë-ajër, për të kundërsulmuar sistemin e mbrojtjes ajrore S-300 ruse, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve BTA. Ata ranë gjithashtu dakord të furnizonin municion të armëve automatike të kalibrit të vogël.

Ekspertët ushtarakë thanë se raketat nuk mund të riparohen në Bullgari, por Ukraina mund t’i përdori ato për pjesë rezervë.

Shefi i mbrojtjes, admirali Emil Eftimov, siguroi politikanët se armët e ofruara nuk dëmtojnë aftësitë mbrojtëse të Bullgarisë.

Bullgaria, e cila u bashkua me NATO-n në 2004, ende ruan rezerva armësh të dizajnuara nga sovjetikët dhe ka fabrika të shumta që prodhojnë municione për to.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!