Bulimia apo anoreksia? Disa këshilla nga Albana Daka dhe psikologu: Cila është më e përhapur

schedule10:40 - 4 Tetor, 2021

schedule 10:40 - 4 Tetor, 2021

Të hënën e sotme në rubrikën “ABC e Shëndetit” është diskutuar për çrregullimet e ushqyerjes, si bulimia dhe anoreksia.

Të ftuar në studion e “ABC-së së Mëngjesit”, mjeke nutricioniste Albana Daka dhe psikologu Elvis Popaj kanë ndarë këshillat e tyre.

Ky i fundit ka theksuar se bulimia është më e shpeshtë dhe kryesisht te femrat, pasi shoqëria i vë fokusin te dukja.

Statistikisht, por edhe në termat e rasteve që kam ndjekur unë, bulimia mund të jetë më shpeshtë, por jo gjithmonë personat që vuajnë nga ajo mund të marrin trajtim. Anoreksia ka gjithmonë elementin e rënies drastike në peshë, që do të thotë është më e dukshme ndër familjarë, ndër miq etj.

Përgjithësisht ka më shumë femra dhe le të themi fokusi që vë shoqëria te dukja, pra te pamja e jashtme, te pesha trupore, sepse shqetësimi madhor lidhet me faktin nëse do marrim peshë apo jo ”, tha Popaj.

Ndërkohë, Daka u shpreh se janë prindërit ata që duhet ta pranojnë fillimisht te fëmija që të fillojë gradualisht përmirësimi.

“Pranimi është faza e parë, në momentin që prindi nuk e pranon që fëmija ka një problem, do një mbështetje psikologjike, kërkojnë gjithmonë ta gjejnë zgjidhjen vetëm te mjeku. Nëse vetëm se do të marr një regjim ushqimor nuk gjendet zgjidhja.

Mbështetja në këtë rast bëhet multidisiplinare, nuk gjendet çelsi vetëm tek njëri nga elementët, është një grup specialistësh nga mbrapa, të cilët të gjithë bashkë me pranimin e prindërit te fëmija do të fillojë të shikojë progresin dhe po të themi minimizimin deri në shërimin e plotë të saj”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!