“Bulevardi i ri, zonë administrative për qytetin”, Kuko: Brenda vitit nis puna për ndërtimin e shkollave të reja

schedule13:33 - 3 Janar, 2024

schedule 13:33 - 3 Janar, 2024

Kryetarja e Këshillit Bashkiak për Tiranën, Romina Kuko, në një intervistë për “Tirana Live”, u ndal tek projektet në bulevardin e ri, teksa tha se do të jetë një zonë e rëndësishme administrative për qytetin.

“Bulevardi i ri planifikohet të jetë ndërtesa e re e bashkisë, pjesa administrative që të mos jetë e shpërndarë nëpër vende të ndryshme por në një godinë. Do të kemi bibliotekën e re kombëtare, qendrën e panaireve dhe shumë ndërtesa që do të mbulojnë pjesën administrative të qytetit.”, u shpreh Kuko.

Më tej, Kuko tha se pritet të nisin punimet edhe për ndërtimin e shkollave të reja në disa lagje të reja të kryeqytetit. Kuko theksoi se një shkollë është planifikuar në njësinë nr 13 dhe një tjetër pranë Kopshtit Botanik. Kuko tha gjithashtu se një nga prioritetet kryesore është edhe pjesa e axhendës së gjelbër.

“Duke qenë se janë drejtuese politike e njësisë 13, dhe e di se një nga kërkesat e vazhdueshme në fushatë nga komuniteti ka të bëjë me shkollat publike në ato lagje të reja që ka nevojë për këtë shërbim. Pjesa e Astirit, njësisë 14, dhe lagjes 13 janë të planfikuara në buxhetin e Tiranës. Kejmi lotin e tretë të shkollave dhe brenda vitit do të fillojnë punimet. Ka pasur probleme sa i përket pjesës së planifikimit urban se në kohën kur janë planifikuar këto lagje, nuk kishte njolla dhe planifikim për këto shkolla kështu që është dashur të gjenden hapësira dhe në disa raste të bëhen edhe procese gjyqësore që e kanë zbarritur këtë proces. Kështu që nuk ka qenë thjesht çështje buxheti, por një kalvar i madh që e kanë vështirësuar. Në njësinë 13 do të kemi shkollën e re ‘Dritëro Agolli’ dhe gjithashtu shkollën 9 vjeçare që do të ndërtohet në fund të kopshtit botanik, duke mbuluar të gjithë nevojën e atij komuniteti për një shkollë publike.”, tha Kuko.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!