“Baguette”, buka e gjatë dhe me kore, e cila është një element kryesor i shijshëm i jetës franceze, i është dhënë statusi i veçantë i mbrojtur, duke e vendosur atë në një panteon kulinarie krahas shijeve të tjera ushqimore rajonale nga e gjithë bota.
Ajo njihet tashmë zyrtarisht në listën e UNESCO-s të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, njoftoi organizata të mërkurën, duke e përshkruar ekspertizën pas bukës franceze si një pjesë integrale e kulturës njerëzore.
UNESCO përkufizon trashëgiminë kulturore jomateriale si “tradita të trashëguara nga paraardhësit tanë dhe të kaluara te pasardhësit tanë”.
“Baguette” i bashkohet ushqimeve dhe kulturave të tjera të kuzhinës në listën e UNESCO-s të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, duke përfshirë prodhimin e picës napolitane, kulturën belge të birrës, “dietën mesdhetare” dhe kafen arabe./abcnews.al