Bujqësia pas kongresit së PS, Meta: Bujqësia e blegtoria në kufijtë e zhbërjes

schedule16:00 - 10 Prill, 2022

schedule 16:00 - 10 Prill, 2022

Bujqësia zuri dje gjithë sheshin “Nënë Tereza” e nuk pati vetëm një panel, si katër të tjerat. E ideuar në formën e një Panairi bujqësor, disa kompani ishin të ftuar për të ekspozuar produktet e tyre, rreth e qark tryezës së diskutimeve, ku socialistët treguan investimin e qeverisë dhe projektet për këtë sektor kyç të bujqësisë.

Edi Rama një ditë pas, e risolli Kongresin pikërisht nga ky kënd, ku sipas tij fal edhe mbështetjes së qeverisë, prodhuesit eksportojnë dhe fitojnë.

Lexo edhe: “Në panel me qeverinë dhe në protestë kundër qeverisë”, Rama “përqafon” prodhuesin e bukës

“Ndërkohe po rriteni” Kricfa  i tregojmë pak kryeministrit si shkon punë” Por një panoramë të kundërt ka dhënë Presidenti Ilir Metës sot përmes një reagimi në rrjetet sociale. Ai thotë se bujqësia e blegtoria janë në gjendje janë në situatë zhbërjeje.

“Vetëm në tre vite, u arrit të zhbëhet prodhimi i qumështit dhe mishit vendas duke përgjysmuar numrin e bagëtive, nga mos pagesat e blegtorëve dhe zgjedha e taksave dhe e tatimeve më e rënda në Europë. Kjo nuk është thjesht zhbërja e bujqësisë dhe e blegtorisë, por edhe e vetë Shqipërisë. Ndalja e këtij rrënimi është detyrim patriotik!”

Një kongres spektakël ndërkohë e cilësoi deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, duke përmendur rritjen e përgjithshme të çmimeve të produkteve bazë.

Lexo edhe: Nishani ironizon Kongresin e PS: Askush s’guxoi tu shpjegojë shqiptarëve pse jemi mes tre vendeve më të korruptuara në botë

“Po jetojmë në kohë të një krize të thellë ekonomike dhe inflacioniste që do të fshijë të ardhurat e pakta edhe kursimet e pakta që janë mbledhur. Qeveria vazhdon të bëj sehir dhe të shesë propagandë nga sallat luksoze duke u krenuar për suksese imagjinare ndërsa shqiptari varfërohet”

Ndërsa çmimet po rriten dita ditës, Tabaku thotë se qeveria nuk merr asnjë masë për të mbrojtur qytetarët./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!