Bujar Osmani: Propozimi për shtensionimin e situatës në Veri i është dorëzuar Prishtinës dhe Beogradit

schedule12:07 - 7 Qershor, 2023

schedule 12:07 - 7 Qershor, 2023

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani deklaroi se propozimi i tij për shtensionim dhe normalizim të situatës në Kosovë është dorëzuar në misionet në Prishtinë dhe Beograd.

Osmani u shpreh për median maqedonase Telma, se plani nëntëpikësh nuk është plan i OSBE-së sepse ajo organizatë ndërkombëtare i merr vendimet me konsensus, por i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe atij si kryetar i OSBE-së.

“Roli im si kryetar i OSBE-së është të ofroj një zgjidhje për shtensionimin. OSBE-ja është në thelb një platformë për dialog, komunikim. Kemi dy operacione të mëdha, një në Prishtinë dhe tjetrin në Beograd”, tha Osmani.

Ai shtoi se propozimi i tij është një nga përpjekjet plotësuese me organizatat dhe organet e tjera ndërkombëtare për të shtensionuar dhe normalizuar situatën dhe që palët “të kthehen në dialogun që u arrit në Ohër”.

“Pra, ne kemi një detyrim shtesë, jo vetëm si kryetar i OSBE-së, por edhe si vend ku është arritur ajo marrëveshje. Ju mund të shihni që masat e propozuara janë të ngjashme me masat e ofruara nga organizatat e tjera ndërkombëtare. Kjo do të thotë se Bashkësia ndërkombëtare është në unison në kërkesën për kthimin e palës në dialog dhe zbatimin e obligimeve nga marrëveshja themelore dhe aneksi, përkatësisht marrëveshja e Ohrit”, theksoi Osmani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!