Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News foli edhe për kandidatin për president nga radhët e BDI.
Gjatë kësaj interviste Xhaferi tha se Osmani është një nga figurat shumë të vlerësuara dhe se bazuar edhe nga sondazhet ka një mbështetje dhe përkrahje edhe nga qytetarët.
Pjesë nga intervista:
BDI ka nxjerrë kandidatin e saj për president zotin Bujar Osmani që ishte edhe pjesë e kabinetit, por cilat janë shanset e tij për të qenë sot President?
Talat Xhaferi: Përzgjedhja e Bujarit është e qëlluar për faktin se detyra paraprake që ka pasur publike kanë qenë të dukshme të matshme dhe Bujari gëzon një mbështetje në popullatë, në veçantë tek shqiptarët. Dhe ka vërtetuar që në veçanti në politikën e jashtme ka kapacitetin e një burrështetasi duke qenë realist. Unë vlerësoj që ende nuk ka potencialin kolektiv tek qytetari maqedonas për të votuar kandidat shqiptar, mendoj që ka rezerva për çështje politike, por personaliteti i Bujarit vërteton që ndër shqiptarët që mund të prezantojnë edhe në nivel shtetëror.
Kemi edhe zotin Taravari që kandidon?
Talat Xhaferi: Janë vendime të subjekteve politike, Bujari rezulton në bazë të sondazheve shumë mirë në publik. Megjithatë është një betejë sepse është në moshë të re dhe në të ardhmen mund të ketë edhe ndryshime.
Pyetje: Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Që lidhje edhe me një fond gati 6 miliardë euro që do të vijë, dhe e gjithë pikëpyetja është a jemi të aftë të thithim këto para?
Talat Xhaferi: Nuk është vetëm çështja e korridorit të tetë. Ideja e Samitit për rritjen e Ballkanit Perëndimor ka përbazë parimet e procesit të Berlinit. Dhe krijimi i korridoreve të gjelbra nënkupton vlerat europiane të implementohen në rajon. Pra të mos bëhemi pengesë e njëri-tjetrin brenda rajonit. Besoj që edhe nga Samiti sot dalim në këtë konkluzion që të mos pengojmë njëri-tjetrin.
/abcnews.al/