Bujar Nishani përballë Bashës për kryetarin e PD? Si përgjigjet Kulluri

schedule21:12 - 17 Maj, 2021

schedule 21:12 - 17 Maj, 2021

“Brenda 2-3 ditësh “Grupimi për PD”do të bëjë publik kandidatrën për kryetar të Partisë Demokratike”.

Kështu ka deklaruar Edvin Kulluri në një lidhje direkte për “Log.” me Endri Xhafon. Kulluri u pyet nëse do të jetë Bujar Nishani kandidat përballë Lulzim Bashës, ai nuk e konfirmoi një gjë të tillë, ndërsa theksoi se kandidatura do të përfaqësojë të gjithë angazhimet e këtij grupimi.

“Statuti nuk e ka të përcaktuar. Nuk ka një udhëzim për këto zgjedhje akoma. Çdo proces zgjedhor ka një udhëzim të vet. besoj që shumë shpejt do të kemi një udhëzim nga kryesia por e rëndësishme është që gara të jetë e hapur.

U thashë që ne do të konsultohemi me njëri-tjetrin. Kemi pasur edhe sot një takim për ato që i konsiderojmë jo të drejta. Nuk duhet të hymë në paradoksin që të vjedhin zgjedhjet në partinë tonë.

Këtu deri tani kemi nja kandidat zyrtar që është Kadilli, nuk është pjesë e këtij grupi. Ne e kemi përshëndetur kandidimin e tij. Ne brenda 2-3 ditësh do të kemi kandidaturën tonë dhe do të përfaqësojë të gjitha angazhimet që ne kemi marrë,” deklaroi Kulluri. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!