Portieri 45-vjeçar, tha se vendimi i tij për t’u larguar nga parisienët në vitin 2019 ishte më i keqi që mund të kishte marrë.
“Përvoja ime në Paris ishte më e mira e jetës sime. Mund të them me besim se largimi im ishte gabimi më i madh i karrierës sime. Më thanë:
“Gigi, ne jemi shumë të lumtur, por ti nuk do të fillosh në Champions League. Areola do të luajë”.
Ndjeva se kjo nuk ishte e drejtë. Ishte çështje respekti. Si mund të thuash që nga marsi që nuk do të luani sezonin e ardhshëm?
Në lidhje me Verrattin, Buffon foli me fjalët më të mira: “Para se të luaja me Verrattin thashë: Çfarë dreqin shohin të gjithë tek ai që është kaq e veçantë? Ai nuk shënon, nuk jep asistime pastaj e pashë nga afër dhe mund t’ju them se ai është një nga shokët më të mirë të skuadrës që kam pasur ndonjëherë”. /G.D abcnews.al/
Burimi Sport FM