Atalanta mund t’i befasojë të gjithë në merkaton e verës, pasi me largimin e mundshëm të portierit Gollini po mendohet që të afrojë në skuadër legjendën e Juventusit, Gigi Buffon.
Gasperini e njeh mirë portierin dhe do e donte në skuadër për një rol protagonisti. Me shumë mundësi edhe për Buffon kalimi tek Atalanta do të ishte një sfidë më vete.
Tentazione #Atalanta per Gigi #Buffon: in estate potrebbe partire #Gollini (piace all'#ASRoma) e nerazzurri potrebbero tornare alla carica per il Campione del Mondo 2006 già corteggiato 2 anni fa. Gasp lo conosce bene e in nerazzurro potrebbe chiudere la carriera da protagonista https://t.co/yrkFSE9iHB
— Nicolò Schira (@NicoSchira) April 16, 2021
Më parë është përfolur edhe për një rikthim të portierit te Parma, aty ku ai shpërtheu dhe Juventusi më pas e bleu. Gjithsesi duhet pritur vera, kur edhe lëvizjet e merkato do të jenë të shumta. /abcnews.al

