Buffon: Jemi ekip me luhatje, por shpejt do vijë Juventusi i Andrea Pirlos

schedule10:55 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 10:55 - 20 Dhjetor, 2020

Juventus arriti një fitore shumë të rëndësishme në transfertën e Parmës mbrëmjen e djeshme, ku të besuarit e Andrea Pirlos triumfuan me rezultatin 0-4. Në një intervistë pas ndeshjes për “DAZN”, Gianluiggi Buffon vlerëson ekipin dhe e pranon se ata kanë patur disa ulje ngritje këtë sezon. Portieri i cili do të mbushë 43-vjeç muajin e ardhshëm paralajmëron se Juventusi i Pirlos po vjen.

“Kjo ishte një ndeshje që ne duhet ta kontrollonim në çdo mënyrë sepse para se të mbërrijnë ndeshjet e mëdha, ne duhet të lemë sa më pak pikë që të jetë e mundur. Jo gjithmonë paraqitjet tona janë pasqyruar në rezultate, pasi kundër Lazios e merituam fitoren, por e pësuam në fund.

 

“Po përpiqem që të mbaj formën dhe të transmetoj diçka tek të tjerët. Kjo është mënyra e vetme që unë di të luaj futboll dhe të mos vihem në siklet. Kur të bëjmë shtatë apo tetë ndeshje radhazi si kjo, atëherë mund të themi se ky është Juventusi i Andrea Pirlos. Ne kemi disa ulje-ngritje, por ngritjet janë mjaft mbresëlënëse”, deklaron italiani.

“Enrico dhe Federico Chiesa? Sa herë që vij në Parma për të luajtur kam nostalgji brenda meje, nuk mund ta mohoj. Kam kaluar 10 vite të paharueshme të jetës sime këtu dhe njerëzit do kenë gjithmonë respekt për mua. Kam humbur dy njerëz të rëndësishëm këtu gjatë muajve të fundit, një trajner i të rinjve dhe mësuesi i italishtes, të cilët më kanë ndihmuar për t’u formuar si person”, përfundon Buffon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!