Juventus dhe Napoli nesër në “Mapei Stadium” diskutojnë Superkupën e Italisë. Para kësaj ndeshje të rëndësishme në konferencë për shtyp doli trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo. Ai e konsideron fitimin e Superkupës si një mundësi të artë për të harruar humbjen me Interin.
“Napoli është një ekip shumë i fortë me shumë ritëm dhe teknikë në krah, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm ndaj tyre. Ata kanë mbrojtje, që funksionon shumë ngushtë, kështu që ne duhet të shfrytëzojmë maksimalisht mundësitë e shënimit që krijojmë.
Gigi Buffon ka disa probleme, kështu që Wojciech Szczesny do të jetë nga minuta e parë nesër. Është ndeshje e rëndësishme, një finale, vjen pas një humbje të vështirë në Serie A (ndaj Interit), kështu që ne jemi të etur të kthehemi atje me vendosmëri dhe uri për të sjellë trofeun në shtëpi.
Ne jemi të vendosur të kthejmë një fletë të re, të harrojmë ndeshjen e së dielës dhe për fat të mirë jemi përsëri në fushë menjëherë, kështu që mund të provojmë se nuk jemi skuadra, që kemi parë në ‘San Siro’. Unë nuk thashë se kishim frikë nga Interi, vetëm se ishim shumë larg në krahasim me qëndrimin që duhet të kishim.
Ky është një moment i vështirë, ka shumë të tillë gjatë një sezoni, veçanërisht pasi humb një ndeshje të rëndësishme. Është një avantazh për ne që jemi përsëri në fushë, duke sfiduar për të sjellë në shtëpi një trofe, kështu ajo humbje mund të harrohet shpejt.
Jam i mërzitur për lojtarët, veçanërisht pasi disa u sulmuan padrejtësisht. Do të preferoja që kritikët të më sulmonin mua dhe jo ata. Formacioni? Varet se si duam të luajmë dhe si t’i qasemi lojës. Kam një ide në kokën time, por do të shohim se si lojtarët rikuperohen dhe kush do të startojë.
Nëse një ekip fiton nëntë vite me radhë, kjo nuk është një rastësi. Është fituar me punë të palodhur dhe ne kemi të njëjtën ambicie sepse Juve gjithmonë do të fitojë trofe dhe kemi të njëjtën uri për të fituar titullin të 10-të radhazi”, u shpreh Pirlo. /abcnews.al