Budina nxjerr foton krah djalit dhe bashkëshortes: Jemi si kokrra e mollës, nesër vërtetojmë testin

schedule18:02 - 19 Qershor, 2020

schedule 18:02 - 19 Qershor, 2020

Robert Budina ka postuar një foto krah djalit dhe bashkëshortes së tij në rrjetin social Facabook, ku shkruan se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Me ironi ai thotë se shpreson se që t’i bëjnë fëmijëve testin me të njëjtin insistim që ia bënë edhe atij.

Ai paralajmëron se ditën e nesërmE do të ketë lajme edhe për vërtetësinë e testit të tij, se është infektuar me koronavirus të publikuar sot nga kryeministri Edi Rama.

LEXO EDHE: Rama tha se është me Covid-19, bashkëshortja e Robert Budinës e mohon: Të na testojnë

“Falenderoj të gjithë miqtë dhe shokët për interesimin për gjendjen tone shëndetsore. Jemi si kokrra e mollës me temperaturë 36.3 të tre.

Meqënëse insistuan të na bëjnë testin shpresoj të vijnë t’i bëjnë testin fëmijve me të njêjtin insistim. Nesër do kemi lajme edhe për vërtetësinë e testit të sotshëm”, shkruan Budina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!