Budina: Nesër në 16:30 Shqipëria të ngrihet në protestë kundër tentativës për vrasje

schedule18:39 - 17 Maj, 2020

schedule 18:39 - 17 Maj, 2020

Regjisori Robert Budina ka deklaruar se nesër në orën 16:30 do të protestohet sërish kunndër qeverisë e cila sot shembi teatrin në orët e para të mëngjesit, duke ftuar të gjithë Shqiptarët të marrin pjesë.

Ai tha se duhet protestuar kundër tentativës për vrasje sepse shembja ka nisur ndërkohë që ata ndodheshin në ambientet e brendshme të godinës, duke ushtruar dhunë për të favorizuar edhe nga errësira.

“Sot do të vazhdojë kjo që ka filluar. Pasdite Aleanca thërret në protestë të gjithë popullin për arsye sepse shembja e godinës u bë kur ne ishim brenda. Që mos të vijnë t’iu vrasin në shtëpitë tuaja. Më të bashkuar jemi më të fortë. Do të protestojmë kundër tentativës për vrasje. Ne kemi ndërprerë lidhjetr me qeverinë.

Nuk kemi ndërmend t’i kërkojmë askujt leje. Ajo ka ndërhyrë kur ka pasur persona brenda, shkelën më këmbë një zonjë që u rrëzua. Na ndoqën brenda godinës dhe në errësirë ushtruan edhe dhunë. Policia e Shtetit po gënjen haptazi për të shtrembëruar atë që ndodhi. Kundër kësaj tentative për vrasje ftojmë popullin të shpëtojm në orën 16:30 të pasdites”, tha Budina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!