Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Budallai që belbëzoi në Oscar”, Trump ngatërron Jimmy Kimmel me Al Pacino

schedule15:28 - 19 Prill, 2024

schedule 15:28 - 19 Prill, 2024

Donald Trump po kritikohet nga përdoruesit e rrjeteve sociale pasi ngatërroi prezantuesin Jimmy Kimmel me Al Pacinon.

Në fillim të kësaj jave në “Jimmy Kimmel Live”, moderatori i talk show-t kritikoi ish-presidentin amerikan duke folur për paratë që dyshohet se ka paguar yllin e filmave për të rritur Stormy Daniels, duke e cilësuar si një “shpenzim legjitim”.



Trump iu përgjigj menjëherë Kimmel me postime në mediat sociale, por në përpjekje për ta bërë këtë, ai ngatërroi moderatorin e Oscars me legjendën e aktrimit Al Pacino.

“Budallai Jimmy Kimmel, i cili ende nuk e ka marrë veten nga performanca e tij e tmerrshme si moderator i Çmimeve të Akademisë. Ai harroi të thoshte frazën e famshme dhe të detyrueshme, “dhe fituesi është”. Në vend të kësaj, ai belbëzoi ndërsa hapi zarfin.

Ai u fut në historinë e televizionit si prezantuesi më i keq i Çmimeve të Akademisë”, tha ish presidenti amerikan.

Por Kimmel nuk ishte ai që dha çmimin për filmin më të mirë, por Al Pacino.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!