Dje Shqipëria fitoi pastër me shifrat 3-1 ndaj Kazakistanit, por goli i miqve ishte një nga më të sikletshmit që Etrit Berisha ka pësuar në karrierën e tij. Abiken pa vendosjen e gabuar të gardianit të SPAL dhe goditi direkt në nisjen e topit pas rrjetës të shënuar nga Ismajli.
Një moment i vështirë për kuqezinjtë, që është pasuar nga reagime të shumta edhe nga opinionistë me mjaft ndikim në arenën botërore, por një prej tyre ka qenë më pikanti. Së fundmi Berisha është kritikuar nga legjenda e Manchester United, Roy Keane.
???Чудо-гол в исполнении @aibol_abiken pic.twitter.com/D7BVkq0Cow
— QAZSPORT TV (@qazsporttv) November 15, 2020
Ai ka kritika të ashpra për Berishën dhe e konsideron një gabim të rëndë golin e pësuar nga gardiani i kombëtares sonë. Shpërthimi i tij ishte gjatë komentit në ITV Sport, teksa po bashkëbisedonte me legjendën e Arsenalit, Ian Wright.
“Kjo nuk mund të falet. Jemi në futboll ndërkombëtar. Çfarë po bën ai?, u shpreh fillimisht Keane.
Më pas ndërhyn Wright dhe shprehet: “Përse nuk është në portë? Çfarë po bën aq para?”
Në atë moment Keane ka një përgjigje të ashpër: “Është budalla! Shikoni… Acarohem shumë kur shoh këtë gol”, mësohet të ketë qenë diagolu mes legjendave të futbollit anglez. /abcnews.al
"What was he doing?!" ?
"You'd never forgive him." ?
"Stupid!" ?
"I'm angry watching it." ?
Roy Keane was less than impressed with Albania's goalkeeper after he conceded straight from the kick off against Kazakhstan ? pic.twitter.com/9Zov9GeTuv
— ITV Football (@itvfootball) November 16, 2020