Pavarësisht mbylljes me 0 pikë të ndeshjeve të grupit, Kanadaja dhuroi spektakël në fazën sulmuese, ku talente si Jonathan David dhe Alphonso Davies spikatën me performancat e tyre.
Përveç, 2 lojtarëve të sulmit kanadez, tashmë të afirmuar në ligat Evropiane, emri i ri që spikati ishte Trevor Tajon Buchanan.
Në bazë të asaj çka mediat belge raportojnë, 23-vjeçari i cili aktivizohet te Club Brugge është në listën e 3 ekipeve “big” të Serisë A italiane. Sipas, “Voetbal Nieuws”, kanadezi me vlerën e kartonit 12 milionë euro ka “tërhequr” vëmendjen e ekipeve si Milan, Juventus dhe Napoli. /i.m /abcnews.al